Please enter at least 3 characters.

Hong Kong, të paktën 615 mijë vullnetarë janë regjistruar në programin anti COVID-19

2020/09/36ca23fe-bfaa-47a9-9e4d-18e5452798ba.jpg
433:"A staff member (L) gestures to people waiting in a queue at a COVID-19 coronavirus testing centre in Hong Kong on September 1, 2020. - Hong Kong started conducting mass coronavirus tests on September 1, a health scheme that has been swept up in the political debate dividing the city, where many remain deeply distrustful of both local leaders and China. (Photo by ISAAC LAWRENCE / AFP) (Photo by ISAAC LAWRENCE/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Të paktën 615 mijë njerëz janë regjistruar në programin falas të testimit vullnetar në masë për COVID-19 në Hong Kong, sipas qeverisë së qytetit.

Testimi masiv filloi gjatë ditës së sotme për të gjithë banorët në qytetin prej 7.5 milionë banorësh, raporton CNN.

Udhëheqësi i Hong Kongut, Carrie Lam, njoftoi se qeveria nuk ka një "objektiv të matshëm" për numrin e pjesëmarrësve, por i bëri thirrje publikut "të inkurajojë sa më shumë qytetarë të paraqiten", transmeton Telegrafi.

Në një konferencë për shtyp, Lam tha se numri relativisht i ulët i pjesëmarrësve nuk ishte reflektim i popullaritetit të qeverisë, por përkundrazi kishte të bënte me njerëzit që nuk e kuptonin programin - kështu që "ata përpiqen të shkaktojnë shqetësime dhe frikë tek njerëzit".

"Qëllimi i programit është të identifikojë transmetuesit e fshehur sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të zvogëlohet përhapja e virusit dhe nga ana tjetër të pritet rruga e transmetimit", tha Lam.

Ndryshe, 20182 raste të reja janë regjistruar me coronavirus ndërsa kanë vdekur 89 persona. /Telegrafi/