Holanda në kërkim të fitores ngushëlluese ndaj Italisë, formacionet bazë
28/03/2017
Holanda është nikoqire e Italisë në Amsterdam ArenA, ku zhvillohet ndeshja miqësore mes dy skuadrave të njohura evropiane.
Tulipanët kanë mbetur pa trajner, pasi u shkarkua Danny Blind për shkak të rezultateve të dobëta dhe rrezikimit për mospjesëmarrje në Kampionatin Botëror.
Nga ana tjetër, Azzurrët janë në situatë të mirë, ndërsa në ndeshjen e fundit kualifikuese e mposhtën Shqipërinë me rezultat 2-0.
Formacioni bazë i Holandës: Zoet; Tete, Martins Indi, Hoedt, Blind; Wijnaldum, Strootman, Klaassen; Lens, Memphis, Promes.
Formacioni bazë i Italisë: Donnarumma, Bonucci, Rugani, Romagnoli,Darmian, Parolo, Verratti, De Rossi, Zappacosta, Eder, Immobile.
/Telegrafi/


