Please enter at least 3 characters.

Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme

2016/01/f.0421191156681_m.jpg

Kryeministri holandez, liberali Mark Rutte deklaroi sot se kanë dështuar bisedimet mes palëve për uljen e borxhit publik të Holandës, si masë e nevojshme për daljen nga kriza financiare, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Duket qartë se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja”, deklaroi kryeministri Rutte në një konferencë për shtyp të mbajtur në Hagë, pas dështimit të negociatave mes koalicionit qeveritar partive të qendrës së djathtë dhe aleatëve të saj në parlament , si dhe partisë se ekstremit të djathtë të drejtuar nga Geert Wilders. /Telegrafi/