Please enter at least 3 characters.

Hodhi qesen me mish të kalbur derri në një xhami në Londër, publikohen pamjet! (Video)

2016/07/577baef2c46188c9698b456d-1.jpg

Janë publikuar pamjet tronditëse të një njeriu duke hedhur një qese me mish të kalbur derri në një xhami në veri të Londrës.

Policia ka publikuar pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, të bëra më 26 maj, me shpresën se falë kësaj do të mund të bëhet edhe identifikimi i tij, transmeton Telegrafi.

Njeriu është parë duke qëndruar jashtë portave të xhamisë për disa sekonda. Ai pastaj u kthye dhe e hodhi qesen në mes të hekurave të portës.

Detektivët thonë se incidenti ka ndodhur në xhaminë Finsbury Park. /Telegrafi/