Historike: Nora Gjakova siguron gjysmëfinalen
25/06/2015
Ajo mposhti rumunen Corina Caprioriu, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Fitorja erdhi pas vazhdimeve.
Në gjysmëfinale ajo do të takohet me xhudisten nga Hungaria, Hedvig Karakas.
Kjo fitore e Gjakovës ka sjellë gëzim jashtëzakonisht të madh tek kosovarët që ndodhen momentalisht në Baku por edhe tek të gjithë ata që e kanë ndjekur nga ekranet televizive xhudisten tonë. /Telegrafi/


