Please enter at least 3 characters.

Henderson: Na duhet një mrekulli për titull

2019/05/JordanHenderson-1.jpg
291:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - MAY 04: Jordan Henderson of Liverpool celebrates following his sides victory in the Premier League match between Newcastle United and Liverpool FC at St. James Park on May 04, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Për shumicën e skuadrave në Ligën Premier, ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund të sezonit 2018/2019.

Liverpooli aktualisht është lider i ligës së Anglisë, ku ka grumbulluar 94 pikë, i ndjekur nga pas prej Manchester Cityt që ka 92 pikë, me një xhiro më pak të zhvilluar.

‘The Reds’ e mposhtën Newcastle Unitedin në udhëtim me rezultat 3-2, gjersa Jordan Henderson ka thënë se atyre u duhet një mrekulli për ta fituar titullin.

“Djemtë do ta shikojnë ndeshjen e të hënës ndaj Manchester Cityt dhe Leicester Cityt dhe ne shpresojmë në një mrekulli”, ka thënë fillimisht kapiteni i Liverpoolit.

Jordan Henderson (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“City është një skuadër fantastike, por edhe ne jemi ashtu. Cilado që e fiton titullin e meriton. Ne nuk mund të bëjmë më shumë. Nuk kemi për çfarë të pendohemi".

“Do të vendoset gjithçka në ndeshjen e fundit dhe në Anfield. Lutemi për një mrekulli, mund të ndodhë”, ka shtuar më tej Henderson.

Manchester City do të përballet sot (e hënë) me Leicesterin nga ora 21:00 në Etihad Stadum në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier. /Telegrafi/