Please enter at least 3 characters.

Hendbollistët kosovarë nisen për të shkruar historinë

2016/01/hendbollist-euml-t-kosovar-euml-nisen-p-euml-r-t-euml-shkruar-historin-euml_hd.jpg

Lajmi i ardhur në shtatorin e këtij viti nga Dublini i Irlandës i kishte gëzuar të gjithë hendbollistët dhe punëtorët tjerë sportivë të këtij sporti. Ndërkohë, tash pas pranimit më të drejta të plota, e para që do të dalë në ‘fushën e betejës’ do të jetë Përfaqësuesja e meshkujve, e cila të mërkurën do të zbresë në parketin e palestrës në Bukuresht, ku do të përballet me hendbollistët më të mirë të këtij shteti, në kuadër të ndeshjes së parë parakualifikuese për Evropianin e vitit 2018. Kjo ndeshje, e cila fillon prej orës 18.30, zhvillohet në kuadër të Grupit C, ku pos Kosovës dhe Rumanisë, bën pjesë edhe Italia.

Për të dy sfidat ndaj rumunëve hendbollistët më të mirë të Kosovës i kanë zhvilluar dy palë përgatitje. Të parat ata i kanë mbajtur në muajin shtator në kompleksin sportiv ‘Kosova Park’ në Banjën e Pejës, ku më shumë i është kushtuar përgatitjes fizike, ndërsa të dytat janë mbajtur në pallatin Sporteve dhe të Rinisë në Prishtinë, ndërsa gjatë kësaj kohe është punuar në planin tekniko-taktik.

Përzgjedhësi i Kosovës, Alfred Llazari dhe ndihmësit e tij, Taib Kabashi, Verim Zherka e Nexhdet Dobroshi, janë ndarë të kënaqur me punën që e kanë bërë ditëve të fundit, ndërsa janë shprehur se kanë udhëtuar në Rumani për të treguar më të mirën e tyre.

Përveç përzgjedhësit Alfred Lazari, kryetrajnerit Taib Kabashi dhe ndihmëstrajnerit Nexhdet Dobroshi, për Bukuresht udhëtuan këta hendbollistë: Curri, Gërbeshi, Berisha, Zherka, Krasniqi, Kabashi, Hoxha, Dedaj, Abdullahi, Ramadani, Prekazi, Salihu, Xhafolli, Beshiri, Fetahu, Jupa, Gjuka, Syla, Mjeku dhe Terziqi. /Telegrafi/