Please enter at least 3 characters.

Hendbollistet e Kosovës U-16 zhvilluan ndeshjen e tretë në Kampionatin Mesdhetar

2022/04/koshend.jpg

Kosova U-16 në hendboll në konkurrencën e femrave, të martën e ka zhvilluar ndeshjen e tretë në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Pas ndeshjeve ndaj Malit të Zi dhe Rumanisë, vajzat tona kishin tjetër sfidë të vështirë. Përballë e kishin Spanjën.

Ekipi kundërshtar fitoi me rezultat 20-8. Ndonëse rezultati është i lartë, vajzat tona në momente kanë shfaqur vlera – thuhet në njoftimin e FHK-së.

Gjithsesi ky takim do të shërbejë si përvojë shumë e rëndësishme për të ardhmen e kësaj gjenerate në hendboll.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës në kuadër të grupit A. Tani vajzat tona i kanë ndeshjet për plasman përfundimtar.