Hendboll, Kosova humb edhe ndeshjen kthyese ndaj Rumanisë
Rumania është treguar ‘arrë’ e fortë për përfaqësuesen tonë edhe në ndeshjen e kthimit.
Të përzgjedhurit e Alfred Llazarit, ndonëse të motivuar maksimalisht për fitore, megjithatë, hendbollistët e përfaqësueses sonë nuk ia dolën që në asnjë mënyrë t’i revanshohen rumunëve, të cilët edhe në këtë ndeshje treguan se eksperienca është në anën e tyre.
Në pjesën e parë të lojës, përfaqësuesja jonë ia doli që vetëm një herë të barazoj rezultatin në 6-6, mirëpo me pas lojën e kontrolluan mysafirët të cilët në pushim shkuan më pesë gola epërsi (10-15).
Hendbollistët e Rumanisë edhe pjesën e dytë e nisen mjaft mirë, duke arritur epërsinë prej 14-të golave (16-30).
Ndërkohë, hendbollistët e Kosovës më të gjitha forcat e tyre u munduan ta shkrijnë avantazhin e Rumanisë, por tentimet e skuadrës sonë ishin te kota, sepse mysafirët mirë e kontrollonin lojën në parket dhe në fund fituan ndeshjen me rezultat 16-30. /KP/


