Hekuran Gashi: Ja arritëm në Prizren, me ja qitë pikën në 116
05/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës në qytetin e Prizrenit, ku u mblodhën simpatizantë e mbështetës të shumtë.
Kandidati i LVV-së për deputet me numër 45, Hekuran Gashi, ka ndarë pamje nga tubimi i madh në Prizren, duke e shoqëruar postimin me mesazhin: “Ja arritëm në Prizren. Me ja qitë pikën në 116”.
Ndërkohë, nga LVV është bërë e ditur se fushata do të mbyllet nesër me tubim në Prishtinë.


