Please enter at least 3 characters.

Hej dhuron veturë Seat LEON për vikend me shoqëri, me shpenzime të mbuluara

2016/04/12916968_993819690705375_1642763844034649075_o.jpg

Platforma më e madhe për të rinj Hej e IPKO-së, ka njoftuar se përmes një loje shpërblyese do të dhurojë një veturë Seat LEON FR 2.0 TDI, në shfrytëzim për një vikend me shoqëri dhe me shpenzimet e naftës të mbuluara.

Kjo ofertë e cila është bërë në bashkëpunim me Porsche Kosova, ju mundëson që përmes disa hapave të thjeshtë të bëheni fitues i një veture të re, për vikend, e cila është e siguruar dhe mund të udhëtojë edhe jashtë Kosovës.

Për t’u bërë fitues i veturës, duhet plotësuar këto kushte:

- Të keni patent shoferi që 2 vjet
- Të jeni përdorues i pakos Hej! së paku 3 muaj
- Ta bëni Like faqen e Hej dhe Share këtë postim - T’i bëni Tag 3 shokë që do t’i merrni me vete në udhëtim

Fituesit do të zgjedhen në mënyrë të rastësishme dhe do të shpallen më 13 prill.

Hej është padiskutueshëm platforma më e madhe për të rinj me ofertat më atraktive në treg për përdoruesit e saj. /Telegrafi/