Please enter at least 3 characters.

Hazard: I lumtur për golin, por e rëndësishme është fitorja - duam titullin

2018/12/Eden-Hazardd.jpg
314:"BRIGHTON, ENGLAND - DECEMBER 16: Davy Proepper of Brighton and Hove Albion tackles Eden Hazard of Chelsea during the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Chelsea FC at American Express Community Stadium on December 16, 2018 in Brighton, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea vazhdoi me fitore në Ligën Premier, ndërsa Eden Hazard iu kthye golit.

Blutë fituan 2-1 në udhëtim te Brightoni dhe për këtë 27-vjeçari u shpreh i lumtur pasi kështu Blutë qëndrojnë në garën për titull.

"Ne duam të jemi në krye të ligës në fund të sezonit. E dimë që Man City dhe Liverpooli janë skuadra të mira dhe nuk duam që diferenca të jetë shumë madhe".

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

I pyetur se sa i rëndësishëm ishte goli i parë pas nëntë ndeshjeve, belgu tha:

"Jo. Më pëlqen të shënoj, por e rëndësishme për mua është fitorja. Gjëja më e rëndësime është të fitojmë ndeshje".

"Ne e dinim para ndeshjes se duhet të shënonim golin e tretë. Kur është 3-0 është më e vështirë që skuadrat të rikthehen. Nuk ia arritëm dhe kështu ndjen presion".

"Por, ne arritëm të menaxhojmë ndeshjen mirë", ka thënë Hazard pas fitores ndaj Brightonit. /Telegrafi/