Please enter at least 3 characters.

Haxhiu takon sot liderët e parive

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu do t’i takojë sot liderët e partive politike paralamentare.

Takimi i Haxhiut me liderët partiakë do të mbahet në ora 11:00.

Ndryshe, seanca konstitutive e Kuvendit është caktuar për të enjten, më 6 gusht.

Haxhiu ditë më parë kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Po ashtu në proces është edhe zgjedhje e presidentit, gjersa për këtë ka kërkuar bashkëpunimin e partive.

Një ditë më parë po ashtu u mbajt edhe kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, ku për herë të dytë brenda vitit Lumir Abdixhiku u konfirmua si kryetar.

Pasi i mbijetoi mocionit për shkarkimin nga kreu i LDK-së, Abdixhiku, tha se heq pezullimin për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e institucioneve të reja të vendit, duke theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional. /Telegrafi/