Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Vendimi i Kushtetueses hap rrugën për dalje nga ngërçi institucional

2023/12/Ramush-Haradinaj-interviste-foto-Ridvan-Slivova-10-e1720943498562.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të pranueshme kërkesën e dorëzuar nga partia e tij, lidhur me kushtetutshmërinë e veprimeve të Kuvendit për votimin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se qëllimi i kërkesës nuk ka qenë përfitimi politik, por ofrimi i një zgjidhjeje për situatën e pazakontë të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025.

“Në një situatë të një bllokade totale të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe konstituimin e Kuvendit – një rast i padëgjuar për botën demokratike – kemi kërkuar rrugëdalje në Gjykatën Kushtetuese. Nuk e kemi bërë për interesa partiake, por për interes të vendit dhe të zbatimit të vullnetit të shprehur me votë,” u shpreh ai.

Haradinaj tha se AAK nuk e ka përdorur këtë proces si një mjet politik dhe se pas dorëzimit të kërkesës më 12 maj 2025, partia ka qëndruar larg komenteve publike, për të mos ndikuar në vendimmarrjen e Gjykatës.

“Nuk mund të mos shprehemi të lehtësuar që kërkesa e AAK-së për interpretim dhe zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese është pranuar dhe Gjykata ka nxjerrë vendim për këtë çështje, duke krijuar një bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar,” shtoi ai.

Haradinaj u bëri thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit, pavarësisht përkatësisë politike, që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndihmojnë në përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet.