Please enter at least 3 characters.

Haradinaj uron Sekretarin e ri të Mbrojtjes së ShBA-së, Mark Esper

2019/01/Ramush-haradinaj-konference-29-Janar-foto-Ridvan-Slivova-1-e1557305361535.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka uruar të emruarin në postin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Esper.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se pararendësi i tij, James Mattis, pati një rol të pazëvendësueshëm mbështetës për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

"I uroj Mark Esper, të emëruarit në postin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, suksese në detyrën e besuar. Pararëndësi i tij, James Mattis, pati një rol të pazëvendësueshëm mbështetës për krijimin e ushtrisë së Kosovës, e cila përket në rreshtin e ushtrive të paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Kosova është pjesë e botës euro-atlantike dhe është e gatshme për t’u vënë në dispozicion misioneve të saj paqeruajtëse kudo që ka nevojë", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/