Please enter at least 3 characters.

Haradinaj uron Ditën e Kushtetutës: 11 vite më parë u vulos Kosova si shtet i pavarur e sovran

2019/02/Ramush-Haradinaj-konference-e-12-shkurtit-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e 11 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se para 11 viteve parë, përmes aktit më të lartë juridik-politik, u vulos Kosova si shtet i pavarur e sovran.

Postimi i tij i plotë:Qytetarët e Kosovës, kanë shkruar kapitujt e një Kushtetute moderne, me forcën e vullnetit të shprehur lirshëm, me të cilën normojnë të drejtat dhe obligimet në barazi.Njëmbëdhjetë vjet më parë, përmes aktit më të lartë juridik-politik, u vulos Kosova si shtet i pavarur e sovran, një demokraci sovrane e shumë-etnike, e re në moshë, liberale në ide dhe Perëndimore në frymën e saj.Kushtetuta e Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, mbi parimet e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.Urime Kosovë Dita e Kushtetutës! /Telegrafi/