Please enter at least 3 characters.

Haradinaj thotë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim

2020/01/mala-e-berisha-shtatorja.jpg

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 36 vjetorin e rënies së Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ka thënë se ishin arkitektët e rrugës për çlirim.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se vite e shekuj do të kalojnë, e vepra e tyre atdhetare, do të përkujtohet me respektin më të madh nga secili shqiptarë.

Postimi i plotë i Haradinajt:"Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim.Vite e shekuj do të kalojnë, e vepra e tyre atdhetare, do të përkujtohet me respektin më të madh nga secili shqiptarë.Në 36 vjetorin e rënies së tyre heroike, ne nderojmë aktivitetin e tyre për liri, shpirtin e tyre militant e liridashës, vendosmërinë dhe qëndrimin e tyre deri në frymën e fundit.

Lavdi!", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/