")
Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takon kategoritë e lirisë në Gjakovë

2021/01/144097339_472690267232633_4156479839979874825_n.jpg

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Gjakovën.

Haradinaj zhvilloi takimin atje bashkë me njërin prej themeluesve të UҪK-së, Gjeneralin Lahi Brahimaj, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, si dhe kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin.

Ai u shpreh se Gjakova është ajo që i fali shumë lirisë së Kosovës, ai po ashtu tha se u ndje shume i lumtur që u takua me bashkëluftëtarët e tij dhe familjet e dëshmorëve në Gjakovë, aty ku edhe shpalosi detajet e Programit të Aleancës dhe u garantoi përkrahje nga shteti, atyre që kontribuan aq shumë për vend.

“Kërkova nga ta votën për Aleancën, që të ruajmë atë që e kemi ndërtuar deri më tani dhe të garantojmë kapërcimin e krizës dhe të ardhmen për qytetarët.”, shkroi Haradinaj në Facebook.