Please enter at least 3 characters.

Haradinaj-Stublla takoi shefin e inteligjencës së Ukrainës, Shala kërkon nga Prokuroria që të nis hetimet

2024/04/435746433_10169013576135230_2117323780029713601_n.jpg

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë një vizite në Ukrainë, është takuar me shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov.

E për një takim të tillë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Dirzan Shala ka kërkuar na Prokuroria Speciale që të nis hetimet.

Shala në një postim në Facebook, ka shkruar se si ka mundësi që një ish-zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës të takohet me shefin e inteligjencës së Ukrainës.

Ai ka thënë se nga pikëpamja e sigurisë, takime të tilla dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit.

Ndryshe Telegrafi ka pyetur edhe ish-ministren Haradinaj-Stublla lidhur me arsyet e takimit të saj me shefin e intelegjencës së Ukrainës, dhe është në pritje të përgjigjes.

Postimi i plotë:Prokuroria Speciale duhet të nis hetimet !Si ka mundësi që një ish-zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës (në atë kohe në pozitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës) takon dhe viziton shefin e inteligjencës së Ukrainës?Pra pyetjet1. Kush e autorizoi një ish-zyrtar shtetëror të takohet me shefin e Inteligjencës së një shteti tjetër me të cilin nuk kemi marrëdhënie shtetërore (ai nuk na njeh)?2. Çfarë është biseduar me kreun e Inteligjencës në atë vend?3. A e ka njoftuar ish-zyrtari i shtetit të Kosovës mekanizmin e sigurisë në Republikën e Kosovës (AKI) për një takim të tillë?4. A është cenuar interesi i Kosovës me këtë takim?Nga pikëpamja e sigurisë, takime të tilla dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit!/Telegrafi/