Please enter at least 3 characters.

Haradinaj për sulmin ndaj Muhaxherit: Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm

2024/04/Ramush-Haradinaj-interviste-foto-Ridvan-Slivova-10-e1714561123181.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, sulmin e cilësoi si qyqar dhe skajshmërisht të dënueshëm.

“Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin! Drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre! Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrinë prapa hekurave.  Lehtësues lajmi që Kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet!”, ka shkruar Haradinaj.