Please enter at least 3 characters.

Haradinaj nuk deklarohet për Specialen, thotë se është në procedurë të rregullt

2017/05/Ramush-Haradinaj-konference-foto-ridvan-slivova.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media ku tha se Qeveria që ai drejton aktualisht nuk ka qëndrim rreth çështjes së Gjykatës Speciale.

Ai tha kjo çështje është në procedurë të rregullt dhe se aktualisht nuk kanë ndonjë qëndrim.

"Ne kemi hierarkinë institucionale. Radhitja është presidenti, parlamenti dhe qeveria. Nuk kemi qëndrim rreth kësaj teme, sepse është në procedurë të rregullt. Në të ardhmen do të ju informojmë për qëndrimin tonë", tha Haradinaj.