Please enter at least 3 characters.

Haradinaj nis takimet në Berlin (Video)

2019/06/ram_1531390235-8152332.jpg

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot po qëndron për vizitë në Berlin, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Haradinaj tashmë ka nisur takimet që do të zhvillojë gjatë ditës së sotme.

Sipas agjendës të cilën e ka siguruar Telegrafi, kryeministri fillimisht do të zhvillojë takim me grupin parlamentar për Evropën Juglindore, përfshirë edhe deputet të grupeve tjera parlamentare në Bundestag.

Pas kësaj, rreth orës 11:00, Haradinaj do të zhvillojë takim pune me kancelaren Angela Merkel. Kryeministri do të marrë pjesë edhe në konferencën "Takimet ndërkombëtare".

Ndërkaq nesër, kryeministri do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin. Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake.

Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Më poshtë agjenda e plotë:E Enjte, 06 Qershor 201908:30-09:30Takim ne Grupin Parlamentar për Evropën Juglindore te BundestagutJosip Juratovic SPDFriedrich Ostendorff - GruneNezahat Baradari SPDPërfshirë deputete te tjerë pjese e grupeve parlamentare ne Bundestag;Jakob-Kaiser HausDorotheenstr. 10110117 Berlin———————————11:00-12:00Takim pune me Dr. Angela MerkelKancelare e Republikës Federale te Gjermanisë———————————16:45-18:00Pjesëmarrja ne Hapjen e  Konferencës “Takimet Ndërkombëtare“————————————20:00Darke e KonferencësPjesëmarrje aktive me fjalim te Kryeministrit Haradinaj————————————E Premte, 07 qershor 201907:30 - 09:20Pjesëmarrje ne Lutjet e Mëngjesit————————————-09:00 - 10:00Takim me deputetet e CDU⁃       Peter Beyer⁃       Christian Schmidt⁃       Dr. Johann WadephulBundestag./Telegrafi/