Please enter at least 3 characters.

Haradinaj në interpelancë: Pavarësisht traditës, gjuajtja me armë nuk është veprim i hijshëm  

2018/01/hh-1.jpg

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj duke folur për rastin e gjuajtjes me armë të ministrit Dardan Gashi tha të premten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës Policia e Kosovës ka intervistuar për këtë çështje pesë persona.

Haradinaj tha se kjo lëndë tani është në Prokurorinë e Gjakovës.

Kryeministri tha se gjuajte me armë dhe ekspozimi i armëve nuk është veprim i hijshëm në shekullin XXI, por sipas tij, duhet thënë se janë disa tradita të gjuajtjes me armë.

Por, sipas tij, ky është një rast i tërheqjes së vërejtjes se të gjithë duhet korrigjuar, përfshirë edhe traditat. /Telegrafi/