Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Në AAK nuk ka agjenda të fshehta, procesi i reformave ka nisur pas zgjedhjeve parlamentare

2017/03/Komisionit-per-Pune-te-Brendshme-29-nentor-Daut-Haradinaj-foto-Ridvan-Slivova-5-e1490343371144.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar në lidhje me lajmet që dolën për procesin e reformave në AAK, pasi dha dorëheqje kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.Ai sqaron se reformat statutare të AAK-së, kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal, e që sipas tij do të përfundojë brenda afateve të parapara.Procesi sipas Haradinajt është i hapur dhe transparent e demokratik, ndërsa e quajti të çuditshëm faktin se ky proces u bë lajm disa muaj pasi kishte filluar.

Ai tha se nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione, dhe se nëse dikush mendon se do të fus përçarje dhe krijoj diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim. /Telegrafi/