Please enter at least 3 characters.

Haradinaj kujton të rënët në Likoshan e Qirez: Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë

2023/07/Ramush-Haradinaj-takimi-Lideret-e-partive-me-Albin-Kurtin-foto-Ridvan-Slivova-9-e1689233034677.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Likoshan e Qirez 26 vite më parë.

Haradinaj ka thënë se flijimi i tyre ishte frymëzim për brezat.

"Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. 26 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!", ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/