Please enter at least 3 characters.

Haradinaj kujton heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi: Rënia e tyre u bë burim force për ushtarët e lirisë

2024/12/perkujtim.png

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi në 26-vjetorin e rënies.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se se rënia e tyre heroike u shndërrua në një burim force për luftëtarët e lirisë

"26 vjet më parë, tre yje të ndritshëm të lirisë - Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi - u flijuan për Atdheun tonë të shenjtë. Si intelektualë dhe luftëtarë të devotshëm, ata zgjodhën rrugën më fisnike - flijimin për idealet më të larta kombëtare. Rënia e tyre heroike u shndërrua në një burim force për luftëtarët e lirisë që vazhduan përpjekjen për liri deri në çlirim. Përulemi me respekt të thellë para veprës së tyre madhore", ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/