Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes

2019/11/75341234_1463852340405842_1854628515488464896_o.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i ShBA-së në kuadër të KFOR-it (U.S National Support Element - NSE).

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se pranimi i flamurit amerikan, i valëvitur më datë 20 nëntor 2019 në Kampin Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-ve, është po ashtu një nder dhe privilegj, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.

Haradinaj ka thënë se Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes./Telegrafi/