Please enter at least 3 characters.

Haradinaj i përgjigjet Abazoviqit: Çështja e demarkacionit nuk kryhet nga një palë

2022/05/ramush.jpg
Ramush Haradinaj derisa e ka uruar kryeministrin e Malit të Zi për marrjen e përgjegjësisë së re, ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit kryhet atëherë kur ka përputhje midis dy parlamenteve.

Ndërkohë, ish-kryeministri Haradinaj teksa ka vlerësuar vizitën e tij në SHBA si të suksesshme, Haradinaj ka thënë se po mungon iniciativa e Qeverisë së Kosovës për komunikim bilateral me Departamentin e Shtetit.

“Takimi ka ndodhur në kanale zyrtare, biseda atje ishte pikërisht në nivele zyrtare. Mendoj që mungon iniciativa e qeverisë për një komunikim direkt e bilateral me Departamentin e Shtetit. Komunikimi çfare po ndodhë sot që të takohemi me kongresmenë, kjo është një natyrë tjetër e marrëdhënieve, por komunikimi zyrtar dihet si funksionon, adresa e parë për të hyrë në Amerikë është realisht në këtë rast Departameniti i Shtetit. Jam i habitur nga Kurti e Qeveria pse nuk ka ndodhur”, shtoi ai./Portali D/