Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: I kemi treguar emrat që i votojmë për kreun e Kuvendit, por jo Haxhiun

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj para nisjes së seancës konstituive tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje e ka kandidatin e njëjtë për kryeparlamentar, atëherë qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë.

Haradinaj tutje theksoi se AAK ka ofruar zgjidhje.

“Qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë...Po presim prej shumicës parlamentare të dala nga zgjedhjet me ma me çfarë rendi po hyjnë sot në garë... Nëse mbetet i njëjtë, atëherë edhe qëndrimi i aleancës mbetet i njëjtë.

Kemi ofruar zgjidhje, i kemi përmendur emrat që jemi të gatshëm të votojmë, por jo kandidaten e njëjtë”, tha ai.  /Telegrafi/

<section> <h2> A duhet LVV të propozojë një kandidat/e tjetër për të parin e Kuvendit, pas dështimit për të zgjedhur Albulena Haxhiun?</h2> </section> <section> <h2>Po</h2> </section> <section> <h3>Jo</h3> </section>