Haradinaj homazhe në Prekaz: Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari
13:"LEUTRIM_LIKAJ
06/03/2019
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vendosur kurora lulesh në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Haradinaj ka thënë se historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari.


