Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: BE-ja ta përkrahë konkretisht Kosovën, tani kur pritet vendimi për liberalizim të vizave

2020/11/124792309_2228115843979484_5854115073866902888_o.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ku folën për liberalizimin e vizave dhe ndihmën që BE-ja mund t’i ofrojë Kosovës në këtë aspekt.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se i ka kërkuar Szunyog që Be të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin në BE.

“Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave”, njofton Haradinaj.

Postimi i plotë:Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Biseduam për situatën aktuale dhe sfidat në të cilat po kalon vendi ynë.Ambasadori Szunyog qartësoi se vendimi për liberalizimin e vizave është në dorën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/