Haradinaj akuzon Kurtin: Qeveria e mashtrimit, votoi buxhetin e mjerimit
Ish-kryeministri i Kosovës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti, se mbrëmë ka votuar me nguti votoi buxhetin, i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit”.
“Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:“Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës. Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë.Më poshtë janë vetëm disa nga projektet që u hoqën nga buxheti dhe disa për të cilët u shkurtua buxheti deri në mos realizim:- Rruga Brigada 123 - Sheshi në Suharekë;- Shtëpia e Kulturës - Suharekë;- Qarkorja rruga Bujar Roka, dalja për Prizren dhe tranziti i ri - Gjakovë;- Rruga Gjakovë - Dollc - Gjakovë;- Stadiumi - Gjakovë;- Dalja për Pejë - Gjakovë;- Dalja për Prizren, nuk ka mjete;- Edhe rrugët rajonale Kralan - Jabllanicë ose Cërmjan - Meqë - Gjakovë;- Dy projekte të reja që kanë qenë të planifikuara me kornizën buxhetore, njëri ka qenë trotuar dhe ndriçim nga termocentrali Kosoves B dhe tjetra rruga Avni Rrustemi Obiliq - Milloshevë - Obiliq;- Lagjia Hade e Re projekt i cili ka qenë në koordinin me Ministrinë për shkak të zhvedosjes së Hades dhe Shipitullës - Obiliq;- Rruga Hoxhë Ali Qekezi - Obiliq;- Ruga Lumbardh - Vranoc - Deçan;- Rruga e Pleqës - Deçan;- Ruga Irzniq - Gllogjan - Deçan;- Varrezat e Qytetit - Deçan;- Projekti Belleja - Deçan;- Asfaltimi i rrugëve ne fshatrat: Malësi e Vogël, Ratkoc, Dejnë, Vrajakë, Bratotin, Dobidol, Çifllak dhe Kramavik - Rahovec;- Ndërtimi i rrugëve në fshatrat: Krushë e Madhe, Celinë, Fortesë, Xërxë, Nagac, Hoqë e Vogël, Brestoc, Opterushë, Zaqisht dhe Reti - Rahovec;- Ndërtimi i rrugës Nashpall –Sapniq - Rahovec;- Ndërtimi i rrugës Opterushë-Samadraxhë - Rahovec;- Shtëpia Muze e Ukshin Hotit - Rahovec;- Fshati Hoçë e Madhe - Rahovec;- Ndërtimi i rrugës 4 korsi Rahovec –Xërxë - Rahovec;- Renovimi i stadiumit të futbollit - Rahovec;- Stadiumi i futbollit në Ratkoc - Rahovec;- MOS-Ndërtimi i zonës ekonomike- Parkut Industrial tashmë të licencuar në Opterushë - Rahovec;- Sheshi Qendror - Rahovec;- Kolektori i ujërave të zeza - Rahovec;- Projekti për furnizimin me ujë të pijes - Klinë;- Asfaltimi i rrugës Klinë - Shtupel - Klinë;- Asfaltimi i rrugës Zllakuqan-Ranoc - Leskoc - Klinë;- Renovimi i shkollave Gllarevë, Grabanicë, Shtupel dhe Volljakë – Klinë”, ka shkruar Haradinaj.
Me 63 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për buxhetin e vitit 2020.
Në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, që nisi më 14 mars dhe përfundoi në orët e para të 15 marsit, Ligji për buxhetin u miratua pa praninë e partive opozitare. /Telegrafi/


