Please enter at least 3 characters.

Hapet ura e re tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë

2024/12/469307656_958302726186892_5451199211024719967_n.jpg

Sot është hapur ura e re tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë, e cila tashmë është e hapur për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se ky është një projekt i realizuar me shumë përkushtim nga Komuna e Mitrovicës, shkruan Telegrafi.

“Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës, e cila nga sot është e hapur për qytetarët. Një projekt i realizuar me shumë përkushtim nga Komuna e Mitrovicës për t’i forcuar lidhjet e qytetarëve tanë”, ka thënë Hamza.

Tutje, ai ka thënë se angazhohet të ndërtoj ura “mbi çdo sfidë të Kosovës”. /Telegrafi/