Please enter at least 3 characters.

Hapet thirrja nga komuna e Podujevës për mbështetje të fermerëve me fidane dhe sistem ujitjeje

Komuna e Podujevës ka shpallur një ftesë publike për aplikim në kuadër të projektit “Përkrahje me fidane dhe sistem të ujitjes”, me synim rritjen e prodhimit bujqësor dhe përmirësimin e kushteve të punës për fermerët lokalë.

Thirrja është publikuar nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovë, duke u bazuar në rregulloren për ndarjen e subvencioneve në këtë sektor. Përmes këtij projekti parashihet mbështetja e fermerëve me fidane dhe sisteme të ujitjes në vlerë prej 1000 euro për përfitues.

Sipas njoftimit, do të përkrahen:

  • 10 fermerë me fidane të fefëroneve dhe sistem të ujitjes
  • 10 fermerë me fidane të somborkave dhe sistem të ujitjes

Për të aplikuar, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, përfshirë kopjen e letërnjoftimit, certifikatën familjare, vërtetimin e tatimit në pronë, fletëposedimin dhe certifikatën e regjistrimit si fermer në NIF.

Procesi i përzgjedhjes do të bazohet në disa kritere vlerësimi. Përparësi do të kenë aplikuesit që nuk kanë përfituar nga projekte të ngjashme në tri vitet e fundit, gratë aplikante dhe fermerët që kultivojnë perime.

Gjithashtu, do të merret parasysh numri i anëtarëve të familjes dhe do të realizohen vizita në terren, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në pikëzim.

Autoritetet komunale theksojnë se ky projekt synon të fuqizojë sektorin bujqësor dhe të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike të fermerëve në komunë, duke përmirësuar njëkohësisht kapacitetet prodhuese dhe menaxhimin e ujitjes. /Telegrafi/