Hapen qendrat e votimit në Mitrovicë
19/11/2017
Në Mitrovicë në ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit. Gjithsej janë 28 qendra votimi, me 100 vendvotime.
Ndryshe, kandidatë për kryetar të Mitrovicës janë Valdete Idrizi nga PDK-ja dhe Agim Bahtiri nga AKR-ja.


