Handikos në Malishevë ngushëllon familjen Berisha pas tragjedisë së rëndë
Organizata Handikos në Malishevë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, pas humbjes tragjike që ka prekur këtë familje dhe mbarë komunitetin.
Përmes një reagimi publik, Handikos Malishevë ka vlerësuar se bëhet fjalë për një humbje të rëndë dhe të pazëvendësueshme, duke theksuar se kujtimi për të ndjerët do të mbetet i përhershëm.
“Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha dhe komunitetin në përgjithësi. Kjo është një humbje e pakompensueshme, ndërsa kujtimi për ta do të mbetet përgjithmonë. Të ndjerët prehen në paqe, ndërsa familjes i urojmë forcë për ta përballuar këtë humbje”, thuhet në mesazhin e tyre.
Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të thellë në Malishevë, ndërsa reagime ngushëllimi kanë ardhur edhe nga institucione dhe organizata të ndryshme. /Telegrafi/


