Please enter at least 3 characters.

Hamilton niset i pari në Australi

2019/03/LewisHaustrali-1.jpg
271:"MELBOURNE, AUSTRALIA - MARCH 16: Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP looks on in parc ferme during qualifying for the F1 Grand Prix of Australia at Melbourne Grand Prix Circuit on March 16, 2019 in Melbourne, Australia. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampioni Botëror i Formula 1 ka nisur me dominimin e Mercedesit. Në pistën e Melbournit, dy pilotët e skuderisë kampione të botës, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas, pushtuan vijën e parë të startit të garës që do të zhvillohet të dielën, pasi regjistruan kohët më të shpejta nga këto kualifikuese.

Britaniku, kampioni në fuqi i botës, e përshkoi pistën australiane në këto prova me kohën 1 minutë 20 sekonda e 486 të mijtat duke fituar 'pole positionin' e 84 në karrierë dhe të gjashtin radhazi në Melbourne.

Tre pilotët që do ta nisin garën për Çmimin e Australisë nga vendet e para (Foto: Getty Images/Guliver)

I vetmi që i hapi probleme britanikut, ishte pikërisht shoku i tij i skuadrës, Valteri Bottas, që ishte vetëm 112 të mijtat larg tij - transmeton Top Channel.

Pas finlandezit, në vendin e tretë u rendit piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, me 702 të mijtat më shumë se Hamilton, i ndjekur në të katërtin nga Max Verstappen i Red Bull, me holandezin që vetëm në çastet e fundit la pas Charles Leclerc duke i rrëmbyer vendin në vijën e dytë të startit.

Një paraqitje shumë të mirë në këto prova bënë dy pilotët e skuadrës Haas, Romain Grosjean e Kevin Magnussen që u pozicionuan në vendin e gjashtë dhe të shtatë, respektivisht.

Në dhjetëshen e pilotëve më të mirë të kualifikueseve ishin edhe Kimi Raikkonen me Alfa Romeo dhe Sergio Perez me Racing Point, ndërkohë që pilotët e Renaultit, Nico Hulkenberg e Daniel Ricciardo, i mbyllën provat zyrtare respektivisht në vendin e 11 dhe të 12.