Please enter at least 3 characters.

Halit Muharremi: FBK padrejtësi Pejës, pa baza juridike, ja arsyet

2016/01/halit-muharremi-fbk-padrejt-euml-si-pej-euml-s-pa-baza-juridike-ja-arsyet_hd.jpg

Muharremi është kryetar i komisionit, i cili përbëhet edhe nga dy anëtarë tjerë, Asdren Hoxha e Artan Qerkini, të cilët e kanë marrë vendimin pa praninë e tij në mbledhje.

Sipas tij, i cili thotë edhe se vendimin e kishte kuptuar veç një ditë më vonë përmes mediave, FBK-ja po i bën padrejtësi të mëdha Pejës, pa bazë juridike, por në bazë të tekave.

“Vendimi është dashur të merret të premten e kaluar. Por, me kërkesë të një anëtari, mbledhja u shty. Ua bëra me dije se kur mbahet mbledhja e radhës, unë mund të jem në pushim, andaj ua lash qëndrimet se jam kundër përjashtimit të Pejës. Por, u thash se nëse mbledhja mbahet para se të shkojë në pushim, unë marrë pjesë në takim. Kështu, mbledhja u mbajt të hënën, unë kam qenë në Prishtinë, dhe askush nuk më ka ftuar apo njoftuar. Vendimin e mësova përmes gazetave”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

“Të mos ftohet kryetari në mbledhje është më shumë sesa skandal. Lidershipi i FBK-së po e pret dorëheqjen time, por unë dorëheqje nuk do të jap, por do të kërkoj sqarime për këtë skandal”, theksoi ai më tej.

Muharremi insiston se krerët e FBK-së janë ata që domosdoshmërisht duan ta përjashtojnë Pejën nga Superliga, ani pse nuk ka bazë juridike për një kësi vendimi.

“Sigurisht se arsyeja që nuk jam ftuar është se ata gjithsesi duan ta përjashtojnë Pejën. Unë qysh moti i kam shprehur tri qëndrimet e mia: Që të anulohet vendimi i Komisionit Disiplinor dhe Peja të mbetet në Superligë, që Komisioni i Grave ta anulojë vendimin për garat e play-off-it dhe Bordi i FBK-së ta anulojë vendimin e shpalljes së Prishtinës kampion, para mbylljes së krejt rastit. Është jashtë çdo rregulli e jo logjik vendimi që Prishtina të shpallet kampione, e rasti këndej mbetet i hapur”, vazhdoi Muharremi, duke pretenduar për padrejtësi të qëllimshme që po i bëhen Pejës, pa kurrfarë bazë juridike.

“Ndoshta lidershipi i FBK-së po mendon ta formojë vetë një ekip për ta zëvendësuar Pejën”, u shpreh ai.

Leart Hoxha akuzon Halit Muharremin për manipulim

Ndryshe nga Halit Muharremi, sekretari i përgithshsëm i FBK-së thotë se të gjitha deklaratat e tij janë të pavërteta.

“Nëse z. Muharremi vërtet ka pohuar ato që ju po thoni, me keqardhje e them që ato janë të pavërteta. Ne kemi një e-mail, të datës 14 qershor, nëpërmjet të cilit ai ka informuar FBK-në se deri më 25 qershor nuk është në Kosovë. Në atë e-mail shpjegon se edhe në mungesë të tij ka mundësi të mblidhet Komisioni, në bazë të nenit 9 të Rregullores për Komision Arbitrazh të FBK-së”, tha Hoxha për “Zërin”.

“Komisioni i Arbitrazhit është mbledhur dhe ka vepruar saktësisht sipas rregullores së vet dhe ka marrë një vendim me shumicë votash, pasi z. Muharremi përmes po atij e-maili e kishte dhënë mendimin e tij rreth çështjes së Pejës. Përtej kësaj gjithçka tjetër është tentim për ta manipuluar të vërtetën dhe opinionin”, u shpreh Hoxha, i cili siguron se vendimi në Komisionin Arbitrazh është marrë pa kurrfarë ndërhyrje nga jashtë.