Please enter at least 3 characters.

Halimi shënon për Mainzin

2016/07/haklimi-1-e1468404450795.jpg

Skuadra e Bundesliga I, Mainz 05, tregoi lojë shumë më të mirë në miqësore, duke e mposhtur me rezultat 6-0 Colorado Springs-in.

Kjo ishte një miqësore e mirë për të dyja ekipet sidomos për ekipin gjerman.

Futbollisti i Përfaqësuese së Kosovës, Besar Halimi, edicionin e kaluar qe i huazuar te FSV Frankfurt, tregoi lojë të mirë në petkun e Mainzit.

Lexo po ashtu:Të gjitha të rejat për futbollistët shqiptarë nëpër botë

Ai luajti titullar dhe shënoi në minutën e 57-të për epërsinë 5-0.

“Me rezultatin jam i kënaqur”, ka thënë Martin Schmidt, trajner i Mainzit.