Please enter at least 3 characters.

Hakmarrja e PSG-së ndaj Real Madridit për Mbappen, parisienët duan të nënshkruajnë me Haalandin në këtë afat

2021/08/psg-vs-real.jpg

Nënshkrimi i Kylian Mbappes me Real Madridin është më afër se kurrë, ku francezi pritet të lëvizë këtë verë.

Paris Saint-Germain ende nuk ka dhënë përgjigje për ofertën në vlerë prej 180 milionë eurosh, që ka arritur ditë më parë nga Real Madridi.

Një nga emrat e parë që shfaqet si përgjigje ndaj këtij transferimi është ai i Erling Haaland.

Pas lëvizjeve të Lionel Messit, Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappe këtë verë, Haaland mund të jetë i ardhshmi që mund të bëjë lëvizjen e madhe.

PSG do ta shihte këtë lëvizje si një rast për tu hakmarrë ndaj Real Madridit, duke prishur ëndrrën e Florentino Perezit për të parë Haaland dhe Mbappe në “Santiago Bernabeu” në vitin 2022.

PSG thuhet se është futur në bisedime për Haaland, pasi ata kërkojnë të mbushin "zbrazëtinë" e mbetur në skuadrën e tyre me largimin e Mbappes, edhe pse kanë një skuadër plot yje në sulm me Messin dhe Neymarin që i prin.

Norvegjezi ka qenë përparësia e Real Madridit për verën e ardhshme dhe ata kanë kohë që kanë bërë planin për dyshen Haaland - Mbappe. Klubi beson se lojtari ka të njëjtat dëshira, por përfshirja e PSG -së mund të ndryshojë gjërat. /Telegrafi/