Please enter at least 3 characters.

Hajrullahu: Nuk pritet as nesër "tym i bardhë" nga Kuvendi i Kosovës

Të mërkurën ligjvënësit do të mblidhen në një tjetër përpjekje, që do të shënojë të 19-ën me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i cili po vazhdon çdo 48 orë që nga 15 prilli kur ishte mbajtur seanca e parë e thirrur nga presidentja të kohë.

Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu tha se pritet që edhe nesër të jetë situatë e njëjtë sa i përket kësaj çështjeje.

“Edhe nesër do të kemi skenarë të njëjtë. Nuk do të kemi as nesër tym të bardhë nga kuvendi. Kjo është e pafalshme çka po ndodhë”, tha ndër të tjera Hajrullahu, për RTK.

Sipas tij, populli ka treguar se duhet të ketë bashkëpunim politik, bazuar në rezultatin zgjedhor.

Ai tha se një koalicion i LVV-së ose me PDK-në apo me LDK-në do ta zgjidhnin problemin edhe të presidentit.

“Duke parë problemet gjeopolitike, ekonomike, të politikës së jashtme e të tjera, i duhet një qeveri e cila do t’i zgjidhte shumë probleme, madje edhe dialogun Kosovë Serbi. Një koalicion i LVV-së ose me PDK-në apo me LDK-në do ta zgjidhnin problemin e dhe të presidentit, dhe Kosova do të kalonte në një fazë të pjekurisë politike”, tha Hajrullahu.