Please enter at least 3 characters.

Hajdutët hyrën në një dyqan në Çikago dhe vodhën gjithçka që iu dilte përpara - pamjet tregojnë momentin dramatik

2021/11/Cikago.png

Një bandë prej 14 hajdutësh vodhën mallra me vlerë prej rreth 120 mijë dollarë në mes të ditës nga një dyqan Louis Vuitton në zonën e Çikagos, ndërsa krimi i shfrenuar i qytetit Windy përhapet në periferitë e tij luksoze, tha policia.

Pamjet shokuese tregojnë bandën duke hyrë një nga një te dyqani në Oak Brook Center të enjten pasi një roje e armatosur shkoi në një pushim të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Pasi u futën të gjithë brenda, hajdutët nxorën qeset e plehrave nga palltot e tyre dhe u hodhën në çdo cep të dyqanit, duke mbushur çantat e tyre plot me produkte të brendit.

Disa nga hajdutët morën gjithçka që mund të mbanin me dorë dhe në pak sekonda, të gjithë dolën me vrap nga dyqani, i vendosur rreth 18 milje në perëndim të qendrës së Çikagos. /Telegrafi/