Please enter at least 3 characters.

Hailey Bieber shpallet “nënë tërheqëse” teksa pozon me të brendshme në fotografitë provokuese për Rhode

Hailey Bieber ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish tërheqëse në Instagram, ku shfaqet duke promovuar markën e saj të kujdesit për lëkurën, Rhode.

Megjithatë, vëmendja e ndjekësve u përqendrua më shumë tek paraqitja e saj provokuese sesa te produktet.

Në disa nga fotoggrafitë, 27-vjeçarja shfaqet me të brendshme të zeza, ndërsa po provonte produktet e saj në një dhomë me ndriçim të zbehtë, shkruan DailyMail.

Brenda pak minutash, postimi mori mijëra komente, me një ndjekës që e cilësoi “nënë tërheqëse”.

Hailey, e cila ka një djalë njëvjeçar me bashkëshortin Justin Bieber, ndau së fundmi edhe fotografi nga përgatitjet për Halloween, duke treguar “Jacktober”-in e parë të djalit të tyre Jack.

Në karuselin e fotografive, vogëlushi shfaqej me veshje festive e plot stil, ndërsa fytyra e tij nuk u zbulua për të ruajtur privatësinë.

Në fund të gushtit, çifti festoi ditëlindjen e parë të djalit të tyre me një postim emocional në Instagram, ku Hailey shkroi: “Një vit me ty, djali im i bukur. Gëzuar ditëlindjen e parë, Jack Blues, ti je gëzimi im”.

Kohët e fundit, Hailey ka përjetuar edhe suksese të mëdha profesionale, pasi kompania e saj Rhode u ble nga e.l.f. Cosmetics për rreth 1 miliard dollarë (afërsisht 920 milionë euro).

Ndërkohë, Justin është konfirmuar si artisti kryesor i Coachella 2026, duke u bërë performuesi më i paguar në historinë e festivalit. /Telegrafi/