Hahn: Përmbahuni nga dhuna, palët të kthehen në tryezën e bisedimeve (Foto)
14/04/2016
Komesionari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johannes Hahn, reagoi ne Twitter rreth trazirave të mbrëmshe në Shkup, duke apeluar për qetësi dhe kthimin e partive politike në tryeza bisedimi, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Iu bëj thirrje të gjitha partive politike dhe gjithë qytetarëve të përgjegjshëm, që të përmbahen nga aktet e dhunës. Kriza mund të zgjidhet vetëm politikisht. Kjo është përgjegjësi e partive politike që të kthehen në tryezën e bisedimeve”, shkruan Hahn në Twitter./Telegrafi/


