Hahn: Integrimi i Ballkanit Perëndimor është në interes të BE-së (Cicërima)
06/02/2018
Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar se strategjia e Bashkimit Evropian është një momentun historik për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në profilin e tij zyrtar në Twitter, Hahn ka cicëruar se ky momentun duhet të shfrytëzohet nga partnerët, duke forcuar tentimet reformuese, ndërkaq thekson se qasja e bazuar në meritë mbetet baza e procesit të përafrimit.
Hahn ka sqaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të vetë Bashkimit Evropian. Ai paralajmëroi nismën e gjashtë flamujve për Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/


