Guti vlerëson dy talentët e Realit, Guler e Mastantuono
Jose Maria Gutierrez “Guti” ka ofruar një vlerësim të detajuar të yjeve në zhvillim të Real Madridit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë Arda Guler dhe Franco Mastantuono.
Ai foli për Gulerin, duke thënë se është lojtari që e bënë pasimin e fundit.
“Arda është lojtari më i spikatur në ekip, ai që mund të të japë pasimin e fundit dhe të shënojë gola", tha Guti
Guti beson se trajneri Xabi Alonso do t’i japë minutat e nevojshme këtij të riu dhe shpreson që sezoni i tanishëm mund të jetë shumë i suksesshëm për të.
Për Mastantuonon, i cili ka fituar minuta gjatë mungesës së Jude Bellingham, Guti theksoi talentin e tij, por edhe nevojën për durim.
“Ndonjëherë të dhemb të duash të marrësh pjesë në gjithçka. Duhet të zgjedhësh me mençuri se çfarë bën dhe ku mund të bësh ndryshimin.”
Në fund, Guti theksoi gjithashtu performancat e Mbappes, duke theksuar se francezi është shumë afër arritjes së niveleve historike, falë golave të tij dhe ndikimit vendimtar në ndeshjet e mëdha./Telegrafi/


