Please enter at least 3 characters.

Gusenbauer: Do ta njohim pavarësinë e Kosovës

2016/01/f.0102071607114_m.jpg

Sipas tij, shefat e shteteve anëtare të BE-së janë pajtuar që, “zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe të gjitha pasojat e mundshme t’i pranojnë si sfidë evropiane”.

“Po që se Evropa dëshiron të ketë kredibilitet në botë, parakusht për këtë është që këtë problem ta zgjidhë në shtëpi të saj”, ka thënë kancelari austriak në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA.

Ai po ashtu ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me BE-në, në mënyrë që të zbuten tensionet. “Austria dëshiron ta japë kontributin e saj në stabilizimin e situatës, me që jo të gjithë ne dëshirojmë nxitjen e konfliktit të armatosur”, ka shtuar ai.

Gusenbauer ka shfaqur optimizëm se Prishtina edhe më tej do të mbahet e përgjegjshme dhe se hapat e ardhëm do t’i ndërmerr në bashkëpunim të ngushtë me BE-në.