Guarin: Interi ka një shans të madh në Serie A
23/12/2015
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, mesfushori kolumbian ka thënë se shpreson ta realizojë ëndrrën dhe të bëhet kampion i Serie A.
“Kemi një mundësi të madhe në Serie A, jemi në krye të tabelës dhe shpresojmë ta realizojmë ëndrrën tonë duke u bërë kampionë të Italisë me Interin”.
“Po ashtu, është e rëndësishme që të jemi në krye, në mënyrë që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Guarin.
Interi mban kreun e tabelës pas 17 javësh me një pikë më shumë se ndjekësit, Fiorentina dhe Napoli, ndërsa Juventusi është tri pikë prapa. /Telegrafi/


