Please enter at least 3 characters.

Guardiola thotë se City nuk do të bëj transferime në janar

2022/11/Pep-Guardiola.jpg
309:"LEICESTER, ENGLAND - OCTOBER 29: Pep Guardiola, Manager of Manchester City celebrates with the fans after their sides victory during the Premier League match between Leicester City and Manchester City at The King Power Stadium on October 29, 2022 in Leicester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Përkundër shumë spekulimeve, duket se Manchester City nuk do të ndërhyjë fare në afatin kalimtar të janarit.

Emrat si Enzo Fernandez e Ferland Mendy u raportuan për një kalim në Etihad Stadium, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë së paku në janar.

Ka qenë trajneri i Citizens, Pep Guardiola që ka konfirmuar se nuk do të transferojnë asnjë futbollist në janar dhe këtë ia ka kumtuar klubi.

Trajneri spanjoll ka thënë se nuk ka parë asnjë emër të futbollistëve në listën e drejtuesve të klubit.

"Nuk besoj që në janar do të blejmë ndonjë futbollist, prandaj mendoj që do të mbyllim sezonin me këta qëi kam në dispozicion", tha Pep Guardiola.

"Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por që kur u kthyem nga Abu Dhabi, nuk kishte ndonjë emër në listën e drejtuesve të klubit", u shpreh trajneri spanjoll.

City është duke kërkuar ta mbroj titullin e kampionit në Ligën Premier, derisa mbetet në garë edhe në Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Carabao Cup. /Telegrafi/