Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Nuk kam probleme me Sarrin, fola me Zolan

2019/02/Pep-Sarri.jpg
922:"FILE PHOTO (EDITORS NOTE: COMPOSITE OF IMAGES - Image numbers 1089388290,1040951906 - GRADIENT ADDED) In this composite image a comparison has been made between Pep Guardiola, manager of Manchester City (L) and Maurizio Sarri, Manager of Chelsea. Manchester City and Chelsea FC meet in a Premier League fixture on February 10, 2019 at the Etihad Stadium in Manchester. ***LEFT IMAGE*** SOUTHAMPTON, ENGLAND - DECEMBER 30: Pep Guardiola, manager of Manchester City looks on before the Premier League match between Southampton FC and Manchester City at St Mary's Stadium on December 30, 2018 in Southampton, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images) ***RIGHT IMAGE*** LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 26: Maurizio Sarri, Manager of Chelsea looks on ahead of the Carabao Cup Third Round match between Liverpool and Chelsea at Anfield on September 26, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City e mposhti Chelseat me rezultat 6-0 në derbin e javës në Ligën Premier dhe kjo e nervozoi shumë trajnerin Maurizio Sarri.Italiani në fund të ndeshjes nuk ia dha dorën Pep Guardiolas, por këtë e arsyetoi duke thënë se nuk e ka parë spanjollin.

Trajneri i Cityt e komentoi gjithë këtë në konferencën për media pas ndeshjes, ai tregoi se ka folur me asistentin e Sarrit, Gianfranco Zola, dhe se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Fola me Zolan, Sarri nuk më ka parë. Unë kam raporte të mira me atë, nuk ka ndonjë problem", ka thënë Guardiola.

Më pas spanjolli vazhdoi të flas për projektin e Sarrit te Chelseat dhe për atë se çfarë italiani po tentojë të sjellë te Blutë.

"Unë e di se çfarë dëshiron ai, ky futboll gjithmonë na ndihmon të bëhemi më të mirë. Ata dëshirojnë të tentojnë të bëjnë, na kanë mundur në Stamford Bridge".

"Njerëzit nuk e kuptojnë se sa e vështirë është të bëhet diçka. Njerëzit presin rezultate të menjëhershme, ai ka nevojë për kohë. Duhet besimi i pronarëve".

"Sot ishim shumë të mirë dhe ja pse fituam", ka shtuar për fund spanjolli.

Pas kësaj fitore Man City renditet i pari në Ligën Premier me pikë të barabarta me Liverpoolin, por me një ndeshje më shumë se Reds. Skuadra e Jurgen Klopp në xhiron e radhës luan kundër Manchester Unitedit, ndërsa City ndaj West Hamit. /Telegrafi/